Policia ka arritur në kohë duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy personave.
Një 51-vjeccar ka qëlluar me armë gjahu ccifte në drejtim të fqinjit të tij, fatmirësisht pa pasoja duke përhapur panik në zonë.
“Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thotë
NJOFTIMI
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy shtetasve, për motive pronësie.
Qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.










































