A do e kishit menduar se kënga hit e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha, “Say my name” do të tingëllonte kaq mirë me çifteli? Edhe pse është larguar e vogël nga Shqipëria ajo nuk i harron kurrë rrënjët e saj teksa herë pas here bën postime të gatimeve tradicionale shqiptare apo dhe veglave muzikore siç është çiftelia.
Ajo ka ndarë së fundmi një video duke kërcyer me tezen e saj këngën “Say my name” të përshtatur me çifteli. Bebe ia ka hedhur valles, duke sjellë një version krejt tjetër të këngës së saj të famshme.











































