Po përflitet për lidhje me Capital T, Adrola Dushi: Jam me fat që e kam

0
807

Prej kohësh tashmë në median rozë po përflitet një lidhje mes Capital T dhe Adrola Dushit dhe shkak janë bërë postimet e tyre, ndërsa vetë Adrola ka folur e ftuar në NIN për këto lajme.

Lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, ajo tha se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip.

Ndërsa më pas kur u pyet drejtpërdrejt lidhur me lajmin nëse janë apo jo të lidhur ajo tha se janë vetëm shok, por që e vlerëson shumë si artist dhe si djalë dheee…se është me fat që e ka në jetën e saj.

Adrola: Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë. Një nga djemtë e rrallë që ne kemi fatin ta kemi. Jam shumë e lumtur që e kam shok dhe kam mundësinë ta kem në jetën time…

Alaudin: Si shok?

Adrola: Si shok sigurisht.

Epo besojmë se koha do e tregojë…se çfarë fshihet pas raportit të tyre…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here