Një pako që përmbante brenda saj helm të llojit recine është ndaluar nga FBI dhe Shërbimi Sekret para se të përfundonte në zyrën e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Menjëherë pas kësaj FBI është vënë në lëvizje dhe është arrestuar një grua, e cila dyshohet se e ka dërguar këtë zarf në Shtëpinë e bardhë. Ajo është arrestuar në kufirin mes SHBA dhe Kanadasë.
Ky zarf i drejtohej presidentin amerikan Donald Trump dhe u ndalua para dy ditësh nga forcat e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë që dyshuan në përmbajtjen e saj.
Ky është një lajm i publikuar nga mediat amerikane, por ende nuk ka të detaje të tjera sa i përket identitetit të gruas apo arsyet që e çuan të bënte këtë veprim.