Dyshohet se një ndihmës anestezist i sallës së kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës është prekur nga COVID-19.
Për këtë arsye ai është karantinuar, ndërsa zyrtarisht pohohet se salla e kirurgjisë vijon të punojë normalisht.
Mësohet se në total në spital janë marrë 20 tamponë nga stafi i mjekëve dhe infermierëve. Ndërkohë që sipas ISHSH salla e kirurgjisë nuk është mbyllur.


































