Ka zgjatur 10 minuta takimi i kreut të shtetit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama në Presidencë lidhur me konsultimet për datën e zgjedhjeve.
Gjatë kohës që kamerat po xhironin Meta i thotë kryeministrit se dëshiron mendimin e tij si kreu i PS dhe qeverisë lidhur me këtë datë.
Rama nuk e ka hequr maskën për asnjë moment, ndërkohë që dëgjohet që kreu i shtetit i ofron nfonjë çaj apo kafe para se takimi të vijojë pa mediat.