Në pranga katër “shëtitësit e natës”, ja çfarë vidhnin

0
293

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilët janë autorë të një sërë vjedhjesh me thyerje në kryeqytet.

Bëhet e ditur se dy prej tyre janë të dënuar me herët për vjedhje.

Ata janë kapur në flagrancë teksa ishin duke vjedhur sërish një lokal me thyerje.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Shëtitësit e mesnatës”, për zbardhjen e vjedhjeve me thyerje të ndodhura më parë.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 12 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të lokaleve, këmbimit valutor dhe bizneseve të ndryshme.

Vjedhjet të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës.

Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, dy prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar me prova ligjore të pakontestueshme, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 arrestuan në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shëtitësit e mesnatës”, shtetasit A. M., 23 vjeç, K. S., 17 vjeç (të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), A. C, 17 vjeç dhe O. I., 15 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhin në një lokal.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas janë autorët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here