Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë shqiptari me shtetësi austriake

0
321

Policia e Shtetit bën të ditur se ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Peshkopia, me shtetësi austriake i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Austria e kërkon për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, vepër që dënohet deri në 15 vite burg.

Operacioni u krye në zonën e Ali Demit në Tiranë ku fshihej i riu nga njësia e posaçme e kërkimit, FAST.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni i koduar “Koordinimi”.

Operacioni nga Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë austriake, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Interpol Tiranën dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit :

G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi Austriake.

Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesonale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik, 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here