Ndahet nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi

0
301

Ka mbyllur sytë në moshën 72-vjeçari ish kreu i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi. Në vitet ’97-’99 ai ka mbajtur dhe detyrën e ministrit të Drejtësisë, ndërsa më pas prej 1999 deri në 2008 atë të kryetarit të Gjykatës së lartë.

JETESHKIMI
Mësohet se Kondi ishte i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.
Në vitet 1982-1990 ka ushtruar detyrën si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut.
Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë.

Në vitet 1999 – 2008, Z. Kondi ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve 1999 – 2008 Z. Kondi ka ushtruar funksione dhe detyra ex-officio të tilla si Anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ka ushtruar profesionin si Avokat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here