Mësohet se së fundmi kanë rezultuar pozitive me Covid-19 2 infermiere dhe kuzhinierja e qendrës së shëndetit mendor “Mimoza” në Korçë. Bëhet me dije se një pjesë e stafit të kësaj qendre është karantinuar. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të infektuar.









































