Një familje shqiptare prej katër anëtarësh pasi ka përfunduar pushimet në Shqipëri janë nisur drejt Italisë ku dhe jetojnë e punojnë, por kanë rezultuar të katërt të prekur me koronavirus.
Mediat italiane thonë se ata janë të gjithë asimptomatikë por u zbulua se ishin të infektuar nga testet e bëra atje, nisur nga fakti se sapo ishin kthyer nga një vend që cilësohet i rrezikshëm për këtë virus. Përveç Shqipërisë, vend me rrezik për Italinë konsiderohet edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.