Çfarë dëshmoi në gjyq Indrit Bajraktari: Enisën e njihja nga e motra në Angli, e dija 18 vjeçe

0
369

Indrit Bajraktari ishte shprehur dhe më herët para hetuesve se do të fliste në gjykatë ku gjatë rrëfimit të tij tha se nuk mbante mend asgjë, pasi kishte humbur ndjenjat për rreth 40 minuta.

Ai thotë më pas se ka dalë me not sapo është përmendur pasi e kishte kapur paniku dhe kishte frikë. Me Enisën ai ishte njohur përmes së motrës së saj që jeton në Angli.

“Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motoskaf dhe me thanë se po njoftojmë se ata ishin dy vetë dhe s’kishte vend për mua.

Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit ne qafen e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje. Kemi qene pa jelekët mbrojtës në motoskaf”- ka deklaruar i riu gjatë seancës së sotme.

Ai ka pranuar se është i martuar në Angli dhe pret një fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here