Një 70-vjeçare ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në fshatin Kishagji të Pukës.
Nga burime jozyrtare mësohet se e moshuara është dhunuar e më pas është lidhur nga dy persona. Këta të fundit i kanë marrë asaj paratë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa pritet një njoftim zyrtar.