Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez

0
350


Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez po vazhdojnë të shijojnë pushimet verore në jahtin e tyre luksoz në vlerë 5.5 milionë dollarë në St. Tropez, Francë.

Ylli i futbollit, 35 vjeç, dhe modelja 26 vjeçare, u fotografuan nga paparacët gjatë kohës qe po shijonin nga një zhytje në Rivierën Franceze.

Georgina dukej mahnitese ndërsa shfaqi linjat e saj të tonifikuara në bikini të zeza, teksa bashkë me të dashurin shijonte një tjetër ditë në bordin e anijes luksoze.

Ndërkohë, Cristiano gjithashtu shfaqi fizikun e tij të tonifikuar,i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra.

Futbollisti iu bashkua të dashurës së tij për një zhytje në St. Tropez.

Pas notit të tyre, çifti kaluan kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit në anijen luksoze.

Ylli i Juventusit po i kalon pushimet bashkë me të dashurën e tij, Georgina, dhe katër fëmijët e tij.

Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez 1
Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez 2
Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez 3
Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez 4
Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez 5
Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez 6
Ronaldo dhe Georgina fotografohen në Saint Tropez 7

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here