“Paska marrë iniciativën të hapë një media të re”/ Erion Veliaj i përgjigjet kërcënimeve të Presidentit: Ka jo vetëm lekët, por dhe historinë e 7%-shit!

0
271

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kërcënimeve të Presidentit Ilir Meta që foli për presionin mediatik referuar sms-ve të pretenduara nga Ylli Ndroqi.

Veliaj i thotë Metës se Presidenti ka jo vetëm lekët, por dhe historinë e tij të 7 përqindëshit me të cilën mund ta mbajë gjallë një media, duke iu referuar kështu videos së famshme të Dritan Priftit.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!”, shkruan ironikisht Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here