Nga 41 raste të evidentuara sot në Tiranë me Covid-19 rezulton se njëri prej tyre është gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Nisur nga rasti ka nisur hetimi epidemiologjik, ndërsa Gjykata ka vendosur që të reduktohet veprimtaria.
Ende nuk është e qartë se si është infektuar gjyqtari dhe nëse ka patur kontakte të shumta ose jo.
Më herët edhe Drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni është prekur nga Covid.
Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 117 raste pozitive Covid, 41 prej tyre në Tiranë.










































