Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur te zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Që prej orës 13:00, ka nisur marrja në pyetje në lidhje me krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij, Kadri Veselit dhe disa ish-ushtarëve të tjerë të UCK. Në mbështetje të presidentit ndodhen dhjetëra persona, shqiptarë të Kosovës dhe komunitet i diasporës shqiptare.












































