Google search engine
Home Aktualitet Pronar i një biznesi/ Ja objekti i veprimtarisë i 40-vjeçarit që u...

Pronar i një biznesi/ Ja objekti i veprimtarisë i 40-vjeçarit që u vra sonte

0
358

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 40-vjeçarit sot në zonën e Komunës së Parisit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Hekuran Billa, ishte pronar i një firme me një akses të gjerë shërbimesh, duke nisur nga dhënia e makinave me qira, apo dhe shitja e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera teknologjike.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima e kishte hapur aktivitetin e tij në 23 janar të këtij viti. Siç shihet edhe nga ekstrakti i QKR-së, vlera e kapitalit të këtij aktiviteti ishte 1 milion lekë.

Kujtojmë se Hekuran Billa, 40-vjeçari, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë. Billa ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here