Google search engine
Home Bota Rajoni Situata del jashtë kontrollit, valë e re pandemie, rëndohet bilanci

Situata del jashtë kontrollit, valë e re pandemie, rëndohet bilanci

0
303

Maqedonia e Veriut shënon rritje të numri të të infektuarve me koronavirus. Rendohet bilanci me Covid-19 pas lehtësimit të masave kufizuese në Maqedoninë e Veriut. Me gjasë mosrespektimi i distancës sociale dhe higjienës kufizuese ka çuar në rritje të papritur të infektimeve.

Vetëm dje, 7 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 6 janë shëruar, një numër viktimash më i lartë se numri i të shëruarve.

Sa i përket rasteve të reja, autoritetet raportuan 125 infektime në 24 orët e shkuara, shifër kjo që në krahasim me një ditë më parë, shënon rritje. 71 për qind e rasteve janë regjistruar në kryeqytetin Shkup. Ndërsa në Shtip, deri më tani, gjithsej 126 punonjës të fabrikave të tekstilit kanë rezultuar pozitivë. Bashkë me shifrat e fundit, në total janë 164 viktimat e regjistruara në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar mbi 3364 persona me koronavirus, prej të cilëve mbi 1500 janë shëruar.

Në nivel vendi janë 1536 rastet aktive me koronavirus dhe shifrat tregojnë një kryesim të Shkupit me gjithsej 944 raste aktive, i ndjekur nga Shtipi, Kumanova dhe Tetova. E ndërsa bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të rritet, që kur vendi filloi zbutjen e masave kufizuese të ndërmarra më herët, aleanca për shqiptarët thotë se e gjithë kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimit të krizës nga ana e qeverisë dhe sipas saj, ministri i shëndetësisë, Venko Filipce si edhe koordinatori i krizës, Bujar Osmani, duhet të japin dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here