Google search engine
Home Aktualitet Shpërthim në Tiranë, lokalit tek rruga ”Sami Frashëri”/ I hedhin lëndën...

Shpërthim në Tiranë, lokalit tek rruga ”Sami Frashëri”/ I hedhin lëndën plasëse në 03:30 të mëngjesit

0
600

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës afër ish- Bllokut, tek Rruga Sami Frashëri në Tiranë.

Një lokali në katin e parë të një pallati i është hedhur afër lëndë plasëse e cila ka shpërthyer në orën 03:30.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale teksa Policia po heton këtë ngjarje. Lokali gjendet përballë gjimnazit ”Petro Nini Luarasi” dhe Policia pas shpërthimit siç shihet dhe në foto ka bllokuar rrugën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Whatsapp Image 2020 06 11 At 06.21.50

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here