KLGJ kërkoi nga OPDAT dhe Euralius mendim për përfundimin e mandatit të kreut të KED-së, Ardian Dvorani
Dy institucionet refuzojnë të japin opinion për çështjen e Ardian Dvoranit. Në njoftim thuhet se nuk mund të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.
“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.”