I shpëtoi plumbave/ Boksieri i njohur me disa tituj kampion që OFL i ‘trokiti’ në derë dhe i dërgoi formularin

0
920

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë Nelson Hysa, qe është i njohur si anëtar i grupit Bajri.

Ai është boksieri i Vllaznisë dhe ka marrë edhe disa tituj kampion në këtë sport. Hysa është i njohur për policinë, pasi akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim.

Nelson Hysa u shpall në kërkim në shtator të vitit 2018 dhe u vu në pranga më datë 8 mars të vitit të kaluar në një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku iu sekuestrua edhe një makinë tip BMW.

Nelson Hysa i shpëtoi një atentati kriminal në datën 6 maj 2017. Hysa u qëllua me 2 plumba por arriti të shpëtonte pa rrezik për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here