Google search engine
Home Aktualitet E rëndë! Humbi jetën në fabrikën e kanabisit që u përfshi nga...

E rëndë! Humbi jetën në fabrikën e kanabisit që u përfshi nga flakët, zbulohet identiteti i shqiptarit (FOTO)

0
360

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pak ditë më parë në Britani, teksa gjendej brenda një fabrike me kanabis e cila u përfshi nga flakët.

Ngjarja është regjistruar më 4 qershor, por vetëm tani së fundmi është bërë i mundur identifikimi i shqiptarit. Sipas BBC, viktima është Margaritis Xhindi, 43 vjeç i cili ishte babai i tre fëmijëve.

Bashkë me viktimën në fabrikë ishte edhe një 20 vjeçar i cili arriti t’i shpëtonte flakëve. I riu ndodhet në spital, ndërsa policia nuk e ka publikuar emrin e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 4 qershor në një fabrikë kanabisi në Brierley Hill. Zjarri u konstatua rreth orës 19:30, ndërsa shqiptari humbi jetën nga plagët e marra një ditë më vonë.

E rëndë! Humbi jetën në fabrikën e kanabisit që u

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here