Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme formularin e deklarimit të pasurisë katër të dënuarve të tjerë.
Bëhet fjalë për Y. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;
S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
E. T., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
Këta individë, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.











































