Google search engine
Home Sociale Gazetari zbardh detaje të forta/ Konfirmohen 2 raste pozitive te Senatoriumi, vdes...

Gazetari zbardh detaje të forta/ Konfirmohen 2 raste pozitive te Senatoriumi, vdes një paciente

0
401

Dy raste pozitivë me koronavirus janë zbuluar së fundmi te spitali “Shefqet Ndroqi”, teksa ky i fundit iu rikthye normalitetit, pasi prej javësh funksionoi si spital Covid.

Gazetari Erion Skendaj raporton se një rast është një 80-vjeçare, e cila fillimisht ka qenë e shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Nga “Internet” ajo ka shkuar në shtëpi. Ndërkohë pas 17 ditësh në shtëpi e moshuara ka shfaqur kompikacione në mushkëri dhe është dërguar në sanatorium, teksa ky i fundit u hap, dhe nuk është më spital Covid.

80-vjeçarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mirëpo, teksa ishte e shtruar në sanatorium të moshuarës i është marrë tamponi, dhe ka rezultuar pozitive me Covid-19. E moshuara është konfirmuar e infektuar nga virusi pasi kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, rasti tjetër në Senatorium është një pacient nga Librazhdi. Pasi i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv, ai është transportuar te Infektivi.

Kujtojmë se ditën e sotme ISHP konfirmoi 23 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here