Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar operacionin në Shkodër ku bëhet me dije se objekt kësaj radhe kanë qenë Muhamed dhe Ibrahim Lici si edhe Bledar dhe Gëzim Cafi.
Të katërt ata njihen si pjestar të fiseve të njohura në këtë qytet. Muhamed Lici është i burgosur tashmë dhe pret vendimin final të gjykatës pasi disa vite më parë u kap si kreu i bandës që vendoste gjoba ndaj tregtarëve në një treg të Shkodrës, ndërsa Ibrahim Lici akuzohet nga policia për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një vit më parë në Shkodër.
Dy vëllezërit Ibrahim dhe Muhamet Lici janë djemtë e ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici.
Të dy akuzohen se janë autorët e atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të vitit të kaluar. Ata u ekzekutuan në porta e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.
Viktimat ishin përkatësisht babai dhe xhaxhai i ish-kampionit të boksit, Astmer Bilali që është i arrestuar ndërkohë si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Astrit Bilali kishte në pronësi një resort hipizmi në Shkodër. Vëllai i tij ndërkohë, ish-kampion i hipizmit si dhe njëkohësisht ishte edhe kryetar i Shoqatës “2 Prilli”, masakrës së fundit të komunizmit.
Vëllezërit Biali të ekzekutuar
Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.
Ndërsa nga dy djemtë e Mustafa Licit të akuzuar për atentatin e përgjakshëm, policia ka arrestuar vetëm Muhamet Licin, ndërsa Ibrahim Lici ndodhet ende në arrati.
Mustafa Lici, ish-anëtar i këshillit bashkiak Shkodër
Njëkohësisht, Muhamet dhe Ibrahim Lici ka qenë edhe pjesë e bandës së gjobëvënësve ndaj tregtarëve në kryeqendrën e veriut.