“Mos e depilo fare”/ Aldon Lipe u përgjigjet “flakë për flakë” kritikëve për gazetaren e zhveshur te kryeministria

0
373

Bëri bujë në të gjitha portalet dalja në raportim live me rroba banjo e gazetares së emisionit të mëngjesit tek “Aldo Morning Show”.

Vajza ka provokuar edhe sot ne mengjes pas reagimeve që solli shfaqja e saj në ekran një ditë më parë. Gazetarja edhe sot ka dalë në raportim me golf, por e ka hequr rrobën duke dalë sërish me bikini përballë kryeministrisë.

Gjatë një bisede me drejtuesin e emisionit është shprehur se jeton me njerëzit por jo për ta, dhe që nuk do tia dijë për atë se çfarë i thonë.

Aldon Lipe u ka kthyer pergjigje kritikeve ne lidhje me shfaqjen e vajzes se ekranit që raporton për emisionin e mëngjesit ‘Aldo Morning Show’ Griselda Katirai nga Tepelena.

Aldo e cilësoi si ‘gazetare të së ardhmes’ për të cilën ‘Shqipëria vuan’. “Mos e vrit mendjen, mos e depilo fare se ne Shqipëri nuk ka gazetarë, gazetarë janë 1 ose 2 ose kanë vdek, të tjerët janë punonjës televizionesh”, i tha Aldo ne transmetim live.

Pas prezantueses së lajmeve në Zjarr Tv ky është nje tjetër raportim i pazakontë në emisionet shqiptare.

Vajza në fjalë është Griselda Katirai dhe me profesion është aktore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here