Zëdhënësja e ish kryeministrit, Sali Berisha, Erla Mëhilli ka denoncuar me pamje se ç’po ndodh në Gjirin e Lalëzit. Zëdhënësja e ish kryeministrit, Sali Berisha, Erla Mëhilli ka denoncuar me pamje se ç’po ndodh në Gjirin e Lalëzit.
Mëhilli nuk ndalet me denoncimet, ditën e sotme në rrjetin social ka publikuar fakte të tjera të forta me video dhe foto, duke vijuar me denoncimin për ndotjen mjedisore në Gjirin e Lalëzit, si pasojë e devijimit të lumit Tarin në brendësi të fshatit turistik.
Mëhilli shkruan se shkak janë bërë ndërhyrjet e gabuara për të zgjeruar fshatrat turistike nga firmat private, të publikuara me dokumente.
Për rrjedhojë, ajo publikon edhe foton e të birit i cili dy vjet më parë sipas saj pësoi infeksion në lëkurë.
Mbi masakren mjedisore ne Gjirin e Lalzit dhe FUSHA-t qe dalin dhe ne det!
Ne vazhden e asaj çka kam postuar dje, mbi masakren mjedisore ne Gjirin e Lalzit si pasoje e devijimit te lumit Tarin ne brendesi te fshatit turistik Kompleksi Lura. Gjiri i Lalezit., i cili tani derdhet mbi 120 metra ne brendesi te fshatit (shih videon). Per rikujtese, Tarini sjell me vete ujrat e ndotura te fshatrave Armathe dhe Rrotull, si edhe mbetjet e nje ndermarrje (pularie me duket) qe eshte ndertuar ne Rrotull. Fekalet e tyre i kemi mu ne Lura 1 aty ku lahen femijet dhe banoret!
E kam thene qe ky lum apo kanal nuk erdhi vete, nuk ka se si, por nga nderhyrjet e gabuara te babezise dhe pangopesise se ndertuesve per te zgjeruar fshatrat turistike nga Lura 1 ne Lura 2/3 dhe tani 4 dhe 5. Dhe pikerisht aty ku do te ndertohet fshati Lura 5 ndodhet edhe lumi Tarin. Aty eshte ndertuar dhe nje pontil me materiale te pakalueshme (gure dhe dhera) gje qe eshte veper penale dhe krim i rende ndaj mjedisit. Administratoret e Fshatit benin pergjegjese fshatin turistik tjeter ngjitur me ne, Val Mar, dhe une ne statusin tim dje i permenda. Por, nga kerkimet e mia te bera dje dhe sot, rezulton se Val Mar nuk ka asnje lidhje me kete gje, emri tyre perdoret per te kaluar pergjegjesine e kesaj masakre diku tjeter dhe per ta hequr nga vetja. Por e verteta del gjithmone ne shesh, heret a vone…
Rezulton se nje kompani e quajtur “Alentre” shpk, se bashku me Lura sh.p.k qe do vijoje me ndertimin e fshatit Lura 5, po kryen punime me objekt “Sistemimin e perroit Tarin” (shih dok ne foto). Eshte e kuptueshme qe kompanise nuk i ka lindur ne zemer te sistemoj nje perrua dosido te vendit tone, por po e ben kete me qellim qe me pas aty te vijoje ndertimi. Nje zot e di çu ka thene mendja dhe si kane arritur qe te shkaktojne ate masaker mjedisore.
Ne foton nr 1, keni Shkresen me nr 39/1 prot dt 05.05.2020 e Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural –Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durres lidhur me punimet e kryera nga Shoqeria “Alentre”sh.p.k., i cili eshte nje akt pa fuqi ligjore.
Me hyrjen ne fuqi te Ligjit nr 107 /2014 “ Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit “ i ndryshuar kerkohet qe per cdo punim qe mund te kryhet ne territor cilido subjekt zhvillues apo qe kryen punime te cilado lloj natyre, duhet te pajiset detyrimisht me dokumentin “LEJE NDERTIMI”.
Ky dokument duhet te leshohet ne rastin konkret nga Bashkia Durres ne territorin e te cilit ndodhet edhe vendi /“Vija e Tarinit” ku po kryhen punime prej shoqerise “Alentre”sh.p.k ose prej KKT apo KKU Tirane per shkak se vendi ku po punohet perfshihet Brenda Zones me Perparesi Zhvillimin e Turizmit. Firma ne fjale eshte e pa pajisur me leje ndertimi dhe po zbaton nje projekt te pa miratuar ne asnje instance shteterore. Vlen te theksohet fakti se nga punimet po devijohet rrjedha natyrale e perroit / Vijes se Tarini qe perben nje shkelje shume te rende si ligjore edhe mjedisore.
Punime te kesaj natyre behen vetem pas studimesh te mirefillta hidroteknike shume te hollesishme dhe te miratuara nga autoritetet shteterore qe administrojne territorin dhe ujerat. Vetem ky fakt i ben punimet e kryera prej shoqerise “Alentre”sh.p.k. teresisht te kundraligjshme dhe lejimin e tyre prej strukturave shteterore te ngarkuara me mbrojtjen e territorit kriminale. Pasojat e ardhura nga keto punime lidhur me shendetin e banoreve te zones dhe mjedisin jane te pallogaritshme!
Ndertimi i pontilit passjell erozion te bregut te detit, mosqarkullim te ujit, krijimin e algave dhe ndotjen e detit duke akumuluar mbeturina. Ndertimi i pontileve behet vetem me leje te posacme te KKT dhe pas studimeve hidrike te miratauara nga Autoriteti Kombetar i Ujit dhe keshilli baseneve.
Vija e Tarinit, qe ka qene vazhdimisht ne derdhje e ujerave natyrore ne det (perrua), nuk eshte piksepari ne pronesi private dhe rrjedhimisht asnje shoqeri ndertimi nuk mund te nderhyje per te kryer punime pervecse kur jane te miratuara sipas nje projekti zyrtar dhe jo ne funksion te ndertimeve private. Duke qene se punimet po kryen mbi nje prone shteterore, publike, keto punime ne kete kuptim jane 2 here te kundraligjshme.
Nga ana tjeter, punimet e kryera nga shoqeria “Alentre”sh.p.k jane te kundraligjshme pasi ato po kryen edhe ne mungese se lejes mjedisore.
Per kuriozitet, administratore te “Alentre shpk“ jane dy punonjes te FUSHA shpk (shih dokumentat ne foto), ajo kompania famshme qe del kudo (Unaza, Teatri etj etj etj). E kot te shpjegojme skema te tilla se pse vendosin emra punonjesish, grash apo fisi neper kompani bija, tashme i di mire i madh dhe i vogel keto.
Personalisht nuk me intereson kush qendron mbrapa, para, anash apo skiç kesaj. Ketu pergjegjesit duhet te japin llogari per çka kane bere dhe te sistemojne kete masaker perpara çeljes se sezonit veror, per te ruajtur shendetin e banoreve.
Per rikujtese, meqe ju pelqeu shume ajo ceshtja e cadrave 150 euro. Ai eshte tregues tjeter i babzesise se pronareve aty. Sepse pikerisht ne kushtet ku ndodhet fshati, pra qe gjysma, per faj te tyre, eshte pushtuar nga fekalet, te pakten gjysma tjeter duhet tu lihej banoreve e lire. Por jo, edhe aty duhet nxjerre fitimi.
ps: Ne ligjin Nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Per Mbrojtjen e Mjedisit” , parashikohet qartesisht se punimet e kryera prej shoqerise “Alentre”sh.p.k jane jo vetem te kundraligjshme por edhe “de facto” KRIM MJEDISOR . Ne nenin i 12 te ketij ligji eshte sanksionuar Parimi “NDOTËSI PAGUAN”; personi fizik apo juridik, veprimet ose mosveprimet e të cilit ndikojnë në ndotjen e mjedisit, mban përgjegjësi financiare, duke përballuar kostot e shkaktuara nga ky dëmtim apo rrezik për dëmtimin e mjedisit. Kosto të tilla përfshijnë kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, vlerësimit të masave të nevojshme, si dhe kostot e shmangies së dëmtimit të mjedisit, përfshirë kostot e rehabilitimit e të kompensimit të personave fizikë apo juridikë të dëmtuar.
?? Ne foton e fundit eshte im bir, Akidi, dy vjet me pare, i cili duke luajtur u largua nga ku ne bejme plazhin dhe shkoi ne aty ku perroi Tarin kishte krijuar pellgun perpara rrjedhjes ne det. Tre dite me pas dolen keto pulla ne lekure. Rezultoi se ishte infeksion bakterial, Impetigo quhet (google). Fatmiresisht e kapem ne kohe dhe i izoluam me antibiotike lokale, ndryshe pullat perhapen ne tere trupin dhe do duhej antibiotik nga goja. Tani imagjinoni qe keto ujra nuk jane me larg, por aty ku lahen banoret dhe femijet tane.


































