Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore është ndërprerë për disa minuta. Burime për “Panorama” konfirmojnë se nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka debatuar ashpër me bashkëkryetarin e tryezës, Damian Gjiknuri, çka ka sjellë edhe ndërprerjen e diskutimeve.
“Mos e depilo fare”, Aldon Lipe e lëshon gojën keq, u përgjigjet “flakë për flakë” kritikëve për gazetaren e zhveshur te kryeministria: Ti je ‘gazetare të së ardhmes’ për të cilën ‘Shqipëria vuan’
Mësohet se debatet kanë nisur për e-mailin që Vasili i ka nisur grupit të Punës së Këshillit Politik, i cili shkruante se deklaratat e Ramës minojnë frymën e konsensusit dhe Gjiknuri, si përfaqësues i PS-së në ate tyrezë është në kushtet e pamundësisë së plotë të negocimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.
Kërkesa e opozitës bëhet ‘molla’ e sherrit për të shtyrë mbledhjen e parashikuar për sot, pas deklaratave të kryeministrit se nuk ka për të patur qeveri tranzitore.
Publikimi i emaileve në media ka ngritur tonet e bisedimit dhe bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, përfaqësues i socialiste në Këshillin Politik, iu tha të pranishmëve se kërkesa për qeveri tranzitore nuk mund të përfshihet në këtë draft.
Kjo ka sjellë acarimin e Vasilit, i cili ka thënë se ky është kusht i pandryshueshëm nga opozita. Sipas burimeve të Dosja.al, Gjiknuri është shprehur: Nuk kam më shumë fuqi se kryeministri. Kam urdhër nga Rama për kërkesat që mund të pranoj dhe ato që s’mund të pranoj.
Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara eshte mbledhur me prezencë fizike rreth nje tryeze te rrumbullaket dhe jo më online.
Për këtë arsye, zyra e OSBE-së në Tiranë bëri me dije se do të mbështeste nga ana logjistike takimin e sotem.
“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë nga ana logjistike takimin e nesërm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve”.
Kjo pasi të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze.
“Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca do të mundësojë sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, si dhe do t’i pajisë pjesëmarrësit me maska, doreza dhe higjienizues”, thuhet në njoftimin e OSBE.


































