Google search engine
Home Politike Irritohet Rudina Hajdari, tregon dy arsyet pse ka ardhur në Shqipëri dhe...

Irritohet Rudina Hajdari, tregon dy arsyet pse ka ardhur në Shqipëri dhe zbardh debatet në KP: Kjo ishte “qershia” mbi tortë e mbledhjes së sotme

0
444

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë një prononcim për mediat me tone të forta, ku ka lëshuar edhe akuza ndaj palëve.

E irritur hajdari ka folur ka deklaruar se Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo u shpreh se ata ia shkelin syrin njëri-tjetrit, dhe kjo sipas saj është qershia mbi tortë.

E ndërsa iu rikthye çështjes së ndryshimit të sistemit zgjedhor, deputetja Hajdari tha se “Pas disa orësh debate, qershia mbi tortë e kësaj mbledhje ishte kur Gjiknuri foli në emër të Vasilit. Ata nuk duan ndryshimin e sistemit”.

“Dhe njëherë, këta ja shkelin syrin njëri-tjetrit. Në momentin që diskutohej për ndryshimin e sistemit zgjedhor Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit, kjo ishte qershia mbi tortë.  Unë jam kthyer nga Amerika vetqëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duhet ta ndryshojmë se përndryshe kemi tre veta që ulen aty u dhe bëjnë një marrëveshje, unë për këtë do ti shkoj deri në fund. Kjo është ajo që ne duhet të themi”, u shpreh Rudina Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here