Vitin e kaluar nga kopshti zoologjik i Tiranës “Safari Park Zoo”, u transferuan drejt Holandës 3 luanë.
Në mbarë mediat bëri xhiron fotoja e luanit Lenci me sytë e nxirë, madje pushtoi edhe mediat angleze. Mirtëpo ai tashmë është kuruar dhe bashkë me dy “miqtë” e tij, prej një viti është transferuar në Holandë, në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.
“Imuniteti i tufës është një mit”, studimi australian nxjerr prapaskenat e COVID-19 dhe ngre alarmin
Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, ka shpërndarë edhe disa pamje të Luanit Lenci i cili tashmë duket në gjendje mjaft të mirë.
U transferuar nga Tirana drejt Holandës pasi pushtoi mediat botërore
Rasti i kafshëve të keqtrajtuara u publikua nga media britanike “Daily Mail”. Menjëherë pas publikimit, një sërë reagimesh publike përfshinë mediat shqiptare, ndërkohë që institucionet u angazhuan për të sjellë kafshët në Tiranë, dhe u bë e mundur mbyllja e Safari Park Zoo.





































