Dhëndri shqiptar zgjidhet President i Parlamentit të Gjenevës/ Kush është bashkëshorti i artistet dhe pianistes së njohur

0
1677

Është bërë e ditur se më 11 maj 2020 President i Parlamentit te Republikes së Kantonit te Gjeneves në Zvicer u zgjodh Francois Lefort, kandidat i Partisë Ekologjike.

Sipas informacioneve, thuhet se presidenti i ri së fundmi u votua nga deputetet e te gjitha partive, qe perfaqesohen ne Parlamentin e Gjenevës. Duhet theksuar se Francois Lefort është personalitet i shquar, profesor dhe shkencetar dhe po ashtu i angazhuar si militant ekologjik qe ne moshe te hershme e politikisht deputet qe nga viti 2009, raporton tvkoha.tv.

Francois Lefort, tashmë president i Kantonit të Gjenevës, ështe bashkeshorti i artistës dhe pianistës shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort, e cila ka vlera e kontribute ne artin klasik, por dhe per artin e kulturën shqiptare kudo ne diaspore, përcjell.

Nga ana tjetër, vlen të cekët se Francois Lefort me njohje historike-kulturore dhe aktuale per shqiptaret, ka qene dhe mbetet miku i shqiptarëve vite me radhë. Me integritet demokratik e vërtetësi është prononcuar me diskutime te drejta per kauza te rëndësishme për komunitetin shqiptar.

“Dhendri yne”, sic e konsiderojne me shume respekt e vlerësim, presidenti i posazgjedhur në tribunen e lartë parlamentare te Republikes së Kantonit te Gjeneves, perpos misionit te tij te rendesishem, ka gjithe afeksionin e shqiptarëve te komunitetit, sepse eshte “Presidenti” qe me modesti, miqesisht e me respekt per ne flet edhe gjuhen shqipe.

Krahas te gjitha këtyre të lartpërmendurave, duhet të ceket se disa vjet radhazi President i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës ishte Eric Leyvraz, një mik tjetër i shqiptarëve, i cili disa herë ka vizituar trojet shqiptare, i shoqëruar nga veprimtari, diplomati dhe Ambasadori i Paqes Botërore, Tahir Shabani. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here