Debate të forta mes Gjiknurit dhe Vasilit/ Ndërpritet mbledhja e grupit të Punës për reformën zgjedhore

0
374

Ndërpritet mbledhja e grupit të punës të Keshillit Politik pë reformën zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Shkak janë bërë debatet e forta mes përfaqësuesit të PS-së, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të LSI-së, përfaqësues i opozitës Petrit Vasili. Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi se debati ka ardhur për deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformë. Opozita beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se mbledhja asistohet nga OSBE që ka siguruar ambientin dhe masat mbrojtëse për të pranishmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here