“Rrofsh, o Covid!” dhe me goditje vareje shkatërroi lokalin që prej 29 vjetësh i ka sjellë burim të ardhurash jetese. Gjesti, i filmuar dhe i postuar në “Facebook”, u krye nga italiani 59-vjeçar Gian Mario Fenu, banues në Sassari, picabërës që fëmijë. “Shumë kosto, shumë shpenzime”, kështu e justifikoi nismën që shkatërroi lokalin e tij që ka qenë hapur prej dekadash.
“Nuk e kam me asnjë dhe nuk dua të lëshoj asnjë sinjal politik. Prej koronavirusit, nuk ia dilja dot me shpenzimet, kështu që vendosa ta shembja strukturën”.
Fenu shpreson që dhe lokali tjetër i tij mos të ketë të njëjtin fund: “Atje do të stërvitem për turneun e radhës së Botërorit të Picabërësve”.


































