“E kam kaluar COVID-19 që në janar”/ Balla përplaset me gazetaren: Ju lutem ruani distancën! Televizioni juaj ka probleme me deklarimin e pasurisë së pronarëve!

0
289

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një aktiviteti të realizuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve është përplasu me një gazetare teksa ishte tek spitali “Shefqet Ndorqi”.

Gazetarja i ka drejtuar një pyetje Ballës dhe deputetes Klodiana Spahiu se pse disa mjekë në rrethe, të infektuar po ashtu me covid-19 në Shqipëri nuk përfitojnë pagën e premtuar nga qeveria ‘Rama’, si ata që u përballën në spitalet Covid në Tiranë.

Balla nuk iu përgjigj gazetares, duke i kërkuar fillimisht t’i largohet dhe se televizioni që ajo përfaqëson ka probleme me deklarimin e pasurive.

Balla: Ju lutem, ruani distancën

Gazetarja: E kam kaluar covid-in që në janar, a mund t’i përgjigjeni pyetjes?

Balla: Televizioni juaj ka probleme me deklarimin e pasurisë së pronarëve.

Pasi injoroi pyetjen e gazetarëve duke folur për ditën ndërkombëtare të infermierëve, Balla u pyet sërish nga gazetarja, por ai iu përgjigj thjeshtë: Të fala Çimit.

“E kam kaluar COVID-19 që në janar”, Balla përplaset

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here