Moderatorja e ‘Top Channel’, Fjoralba Ponari është ngacmuar disa herë për virgjërinë nga ndjekësit. Këtë herë dikush e ka pyetur: “Si mendon, virgjëria në Shqipëri është tabu apo injorancë?”. Moderatorja kësaj pyetje i ka dhënë një përgjigje të shtjelluar ku thotë:”Për sa kohë ka meshkuj që zgjedhin të bredhin lule më lule vet por nusen e duan të virgjër… e femra që zgjedhin të kenë marrëdhënie, e kur vjen koha e martësës në fund qepen, sikur ajo pika e gjakut do i vejë vulën zgjedhjeve të së kaluarës së saj… Flasim për tabu…aty ku me ndërgjegje himeni vlen më shumë se dëshirat dhe emocionet individuale.
