Google search engine
Home Aktualitet Fundjavat e “lirise”/ Pas pensionistëve, sot radha për nënat me fëmijë nën...

Fundjavat e “lirise”/ Pas pensionistëve, sot radha për nënat me fëmijë nën 10 vjeç

0
328

Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë të diel, nënat me fëmijë nën 10 vjeç do të mund të dalin, deri në orën 11:00. 

Njoftimin e dha dje kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ndërsa këtë herë ‘korrigjoi’ edhe gabimin e javës së shkuar.

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00❤️”
Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht🥣🥙- shkroi Rama dje. Kujtojmë se ditën e djeshme të drejtën për të dalë deri në orën 11:00 të paradites e kishin pensionistët. 

Javën e kaluar kreu i qeverisë tha me humor që diçka ishte bërë gabim në vendimin për liridaljen e grave me fëmijët, pasi nuk ishte përcaktuar burg ose gjobë për ata burra që nuk bëjnë punët e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here