Google search engine
Home Sociale Bie kurba e infektimeve/ Mjekët zbulojnë fenomenin shqetësues

Bie kurba e infektimeve/ Mjekët zbulojnë fenomenin shqetësues

0
429

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri. Gjithashtu mësohet se është ulur ndjeshëm numri i të shtruarve me COVID-19 në spital. Në total që nga fillimi janë 120 shtrime nga 663 raste që do të thotë se 1 në 5 apo 1 në 6 raste duhet të vijnë në spital.

Mjekët ngrenë shqetësimin se ato pak raste që po vijnë, vijnë në stad të agravuar, ku mundësia e shërimit është e vogël. Sipas mjekëve, personat e infektuar po vijnë me të paktën 7 ditë në vonesë. Për këtë arsye ata iu bëjnë thirrje qytetarëve që me simptomën e parë të paraqiten në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here