Google search engine
Home Lifestyle ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq pas largimit nga Portokallia, flet Delinda...

‘Top Channel’ e hodhi në gjyq pas largimit nga Portokallia, flet Delinda Disha dhe i thotë të gjitha

0
336

Pas largimit nga Top Channel, Delinda Disha ka folur për punën e saj me stafin e “Klanifornias”.

Pak muaj pasi kishte filluar punë në “Klanifornia” aktores i erdhi një padi nga televizioni për shkeljen e një kontrate në të cilën ishte falsifikuar firma, sipas saj,

Në një video live me aktorin Gent Hazizi, aktorja e njohur e humorit u shpreh se në stafin e ri të programit të televizionit “Klan”, gjeti shumë gjëra që i mungonin prej vitesh në një ambient pune.

“Në këtë staf kam gjetur dashuri harmoni, paqe, sinqeritet, dhe shumë gjëra që kisha vite që më mungonin”, shprehet Delinda.

Kolegu i saj më pas e ngacmoi duke i thënë se “është normale të ketë njëçik konkurrencë, se ne aktorët jemi njëçik kështu”, por Delinda ia ktheu se e do konkurrencën dhe “nuk jeton dot pa të”.

Por si po shkon puna në kushte pandemie? Delinda u shpreh se aktorët po përpiqen dhe po tregohen të kujdesshëm duke respektuar të gjitha masat e mbrojtjes.

“Kemi marrë lejë duke i respektuar rregullat, dezinfektimin, me doreza, me maska. Shumë e vështirë është, por jemi përpjekur që gjithsecili të ketë kujdes për veten dhe të ruhet. Gocat e grimit janë shumë të kujdesshme, gjithsecili i ka të vetat produktet, por i dezinfektojmë herë pas here”, u shpreh aktorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here