Personazhet e njohur jo në pak raste përballen me thashetheme në lidhje me jetën e tyre private. Këtyre nuk iu ka shpëtuar as këngëtarja Mariza ikonomi.
Në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” , Mariza tregoi disa momente të sikletshme gjatë ‘përballjes’ me këto thashetheme.
Cili është thashethemi më epik ose i çuditshëm që ke dëgjuar për veten?
Mariza Ikonomi: Kam dëgjuar shumë thashetheme, jashtëzakonisht shumë. Ka qenë njëherë ne kohën e gazetave dhe revistave një titull “Mariza puth të gjithë meshkujt në club.”
Unë i kisha të gjithë shokë, ç’është e vërteta dhe ishim puthur në faqe. Por mënyra si e kishin trajtuar shkrimin ishte pak e lodhshme. Aq më tepër që atëherë ishte koha e gazetave dhe sa u zgjova nga gjumi, babi kishte gazetën në dorë dhe më tha “Moj vajzë çfarë bën ti nëpër clube.”










































