Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu jep një tjetër lajm të mirë.
Sipas saj numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv.
“ 26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë, ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar!”, shkruan Manastirliu









































