Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se në total, nga testimet e bëra në vend, numri i efektivëtë të policisë që janë të prekur nga koronavirusi është 8.
Lajmin e ka bërë me dije specialistja e ISHP-së, gjatë pyetjeve të dërguara nga mediat, pasi njoftoi të dhënat më të fundit rreth situatës së koronavirusit në vend, ku në total deri më sot kemi 416 të prekur.
Në total numri i përgjithshëm i personelit shëndetësor dhe mjekëve të shëruar deri dje ishte 165.
Sa mjekë që rezultojnë të prekur me COVID-19 janë të shtruar në spital?
Aktualisht në spitalin COVID 1 kemi të shtruar gjithsej dy personel shëndetësor.
Sa është numri i efektivëve të policisë të prekur me COVID-19?
Deri tani nga fillimi i epidemisë mund të themi që numri i efektivëve që janë të konfirmuar me COVID-19 është 8.









































