Google search engine
Home Lifestyle Nuk ndalet “mallkimi Kennedy”, gjendet e vdekur mbesa dhe stërnipi i Robert...

Nuk ndalet “mallkimi Kennedy”, gjendet e vdekur mbesa dhe stërnipi i Robert F. Kennedy, dhjetëra pjesëtarë të kësaj familje kanë ndërruar jetë, çfarë fshihet?

0
323

Një lajm i trishtë vjen nga autoritetet në SHBA, ku raportojnë se kanë humbur jetën tragjikisht mbesa dhe stërnipi i Robert F. Kennedy, vëllai i presidentit amerikan John F. Kennedy.

Autoritetet në SHBA kanë gjetur trupin e pajetë të vogëlushit Gideon McKean, të mbytur në Maryland, dy ditë pasi u deklaruan të zhdukur. Më herët u gjet e pajetë edhe nëna e tij Maeve, pasi autoritetet zbuluan një kanoe të përmbytur.

Nëna e Maeve McKean, ish-guvernatorja ushtarake e Maryland, Kathleen Kennedy Toënsend, është vajza e madhe e të ndjerit Robert F. Kennedy dhe mbesa e Presidentit të ndjerë John F. Kennedy.

Dhjetra pjesëtarë të familjes Kennedy kanë ndërruar jetë në aksidente fatale apo atentate që prej vitit 1944, duke bërë që mediat dhe opinioni në SHBA t’i referohen si “mallkimi Kennedy’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here