Google search engine
Home Bota Ngjan me një bilac lufte/ Numri i të infektuarve dhe të vdekurve...

Ngjan me një bilac lufte/ Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Nju Jork shokon mjekët, guverantori del me urdhër të prerë…

0
348

Mbi 1900 të vdekur brenda një dite nga koronavirusi, është rekordi global që vendosën Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit.

Në total në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të vdekurve ka shkuar në 14 mijë e 695 të vdekur ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 431 mijë e 838 persona.779 viktima janë shënuar në New York, duke e bërë atë vendin më të goditur në SHBA.

Mjekët dhe infermierët kanë shprehur habi për faktin sesi ka mundësi që virusi vdekjeprurës përhapet me një shpejtësi kaq të madhe në këtë shtet të SHBA-ve.

Autoritetet madje thonë se numri i vdekjeve nga Covid–19 mund të jetë edhe më i madh, për shkak se në listë nuk përfshihen viktimat, që ndërruan jetë në banesë.

“Çdo numër është një fytyrë”, tha guvernatori i Nju Jorkut, Andreu Cuomo, që shtoi se ka urdhëruar që të ulen flamuj amerikanë në gjysmë shtizë në të gjithë shtetin nju-jorkez, në nderim të viktimave nga koronavirusi. “Ky virus sulmoi të prekurit dhe sulmoi të dobëtit, dhe është detyra jonë si shoqëri të mbrojë të dëmtuarit”, tha guvernatori.

Mjekët dhe infermierët shprehen se pacientët e moshuar dhe ata me probleme të theksuara shëndetësore nuk janë të vetmit që mund të kenë probleme serioze me Covid-19, por edhe të rinjtë e adoleshentët. Një infermiere në Spitalin e Mount Sinai Diana Torres thotë se pacientët fillimisht vijnë vetëm me disa simptoma dhe më pas vazhdojnë që të ndihen aspak mirë.

Të mërkurën, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë konfirmuar gati 430 mijë raste me koronavirus, kurse nga Covid-19 janë regjistruar 14 700 vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here