Google search engine
Home Bota Kryeministri i Britanisë shtrohet në spital 10 ditë pasi doli pozitiv me...

Kryeministri i Britanisë shtrohet në spital 10 ditë pasi doli pozitiv me koronavirus

0
311

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është shtruar në spital 10 ditë pasi doli pozitiv për koronavirus, thotë BBC.

‘Ai vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit’, tha një zëdhënëse – duke përfshirë edhe temperaturë të lartë, shkruan BBC.

Ajo e ka përshkruar këtë si një “hap paraprak” të kryeministrit me këshillën e mjekut të tij.

Kryeministri mbetet përgjegjës për qeverinë dhe u bëri thirrje njerëzve të ndjekin këshillat e saj për distancimin shoqëror.

“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për teste,” tha zëdhënësja.

“Ky është një hap paraprak, pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin”.

Ajo shtoi: “Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here