Google search engine
Home Bota Presidentja e Komisionit Evropian i kërkoi falje, Conte i dërgon mesazhin e...

Presidentja e Komisionit Evropian i kërkoi falje, Conte i dërgon mesazhin e fortë BE-së: Reflektim urgjent, Italia iu tronditi…!

0
291

Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen ka kërkuar dje falje në median prestigjioze italiane “La Reppublica”, ku thoshte se “Tani BE është me ju”, ndërsa në po të njëjtën gazetë i përgjigjet edhe Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, me një mesazh të fortë që nis me fjalët “E dashur Ursula, dëgjoj ide jo të denja nga Evropa”.

Më tej, kryeministri italian falënderon Von der Leyen për deklaratën, me të cilën shprehu afërsinë dhe solidaritetin për popullin italian, dhe në veçanti për personelin e tij shëndetësor, më pas sfidoi Evropën për të “treguar më shumë ambicie, kurajo dhe shenjë uniteti”.

“Fjalët e tua, shkruan Kryeministri, janë provë që italianët ka tronditur ndërgjegjen e të gjithëve, duke kaluar kufijtë kombëtar dhe duke vendosur reflektimin më urgjent sot: atë që Europa është e gatshme të bëjë për Italinë, por për vete”.

“Është koha për të treguar më shumë ambicie, më shumë unitet dhe më shumë guxim. Përballë një stuhie si ajo e Covid-19 që prek të gjithë, kemi nevojë për një varkë jetese të fortë, evropiane që do t’i detyrojë vendet tona të bashkuara të strehohen”, tha Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here