Google search engine
Home Lifestyle “Jepu mundësinë fukarenjve të mbijetojnë!”, balerini i njohur shqiptar i dërgon letër...

“Jepu mundësinë fukarenjve të mbijetojnë!”, balerini i njohur shqiptar i dërgon letër kryeministrit Rama: Kemi prindërit në duart e tua!

0
364

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur mbrëmjen e djeshme paketën ekonomike, veçanërisht për personat që punojnë në të zezë të cilëve kryeministri iu bëri thirrje që duhet të denoncojnë që punojnë në të zezë në të kundërt s’do të përfitojnë asgjë.

Pikërisht në lidhje me këtë ka reaguar edhe balerini Ilir Shaqiri, i cili i ka dërguar edhe një letër publike kryeministrit Rama.

Balerini e ka quajtur këtë një gjykim teksa citon dhe Nënë Terezën “Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë ti ndihmosh”, ku më tej thekson se nuk kanë faj fëmijët e atyre që të punojnë në zezë. Ndërkaq Shaqiri propozon që t’u merren para të pasurve dhe t’u jepen të varfërve.

POSTIMI I ILIR SHAQIRIT:

Mesazh Publik per EDI RAMA.

@ediramaal

Po i gjykove njerezit nuk do kesh kohe ti ndihmosh … keshtu thote e lavdishmja Nene Tereza .. Cfare faji kane femijet qe nena dhe babai punojne ne te zeze duke mbajtur tulla e llac, duke lare e shplare?

Jepu mundesine fukarejve te burgosur ne shtepi qe te hane e te mbijetojne si gjithe te tjeret sepse njeriu me shpejt VDES vdes nga uria sesa nga virusi .

Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata qe kane ne llogarine personale bankare 10.000 € e siper!!! MERRU TE PASURVE

JEPU TE VARFERVE!!! Duhet shpetuar mbi te gjitha NJERIU sepse lufta per JETEN kunder virusit eshte e mundur vetem me barkun plot, sepse koha e luftes do jete e gjate dhe sepse paslufta akoma me e gjate .

Kemi prinder te moshuar ne duart e tua dhe te pamundur ti asistojme, prinder qe kane punuar 50 vjet per at vend duke lare me djerse e gjak token qe sot e gezojne oligarket.

Jepi popullit mundesine te te falenderojne per gjithe kohet qe do vijne per cfare bere dhe si e bere . Respekt

Ilir Shaqiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here