Befasojnë sizmiologët me zbulimin e fenomenit të ri që po ndodh: Për shkak të virusit, korja e Tokës po lëviz më pak, ja çfarë do thotë

0
369

Qytetet që dikur gëlonin nga njerëzit janë tani bosh. Trafiku në autostrada është në minimumin e tij dhe gjithnjë e më pak njerëz ecin rrugëve.

Masat e ndërmarra për të luftuar përhapjen e koronavirusit e kanë bërë botën goxha më të qetë. Përveç kësaj, shkencëtarët vunë re edhe diçka tjetër.

Sizmiologët po regjistrojnë goxha më pak zhurmë sizmike ambientale –  pra vibracionet e shkaktuara nga makinat, trenët, autobusët dhe njerëzit. Në mungesë të kësaj zhurme, korja e tokës po lëviz më pak.

Thomas Lecocoq, gjeolog dhe sizmiolog në Royal Observatory në Belgjikë, e vuri re këtë fenomen së pari në Bruksel.

Brukseli ka pësuar 30% deri në 50% ulje të zhurmës sizmike ambientale që prej mesit të marsit kur qeveria nisi zbatimin e masave kundër pandemisë.

Kjo do të thotë se sizmiologët janë të aftë të dallojnë tërmete më të vogla. Gjithashtu, do të thotë se njerëzit po u binden urdhrave të qeverive përkatëse dhe po qëndrojnë në shtëpi.

Nëse ndiheni vetëm, të dhënat sizmiologjike dëshmojnë se se s’jeni të vetmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here