Një studim në Kinë ka zbuluar se macet mund të infektohen nga koronavirusi, dhe madje mund ta transmetojnë brenda llojit të tyre.
Edhe pse nuk shfaqnin simptomat studiuesit gjetën se në 2 nga 5 macet e eksperimentuara kishte simptoma në sistemin respirator. Por lajmi i mirë është se macet shtëpiake nuk e përhapin gjërësisht koronavirusin tek macet e tjera dhe kjo është provuar dhe me SARS/COV-1 në 2003, raportojnë mediat e huaja.
Por një tjetër eksperiment u provua me qentë ku në 5 raste asnjë nuk rezultoi pozitiv. Po ashtu studimi kinez thotë se edhe derrat, pulat dhe rosat nuk janë organizmat ku koronavirusi mund të shfaqet dhe zhvillohet.
Koronavirusi ka infektuar më shumë se 1 milion njerëz në të gjithë botën, ndërsa ka patur mbi 53 mijë viktima.
































