43 pacientë me Covid-19 janë të hospitalizuar, 11 raste në pritje të rezultateve, Klinika Infektive e QKUK-së tregon si paraqitet gjendja në Kosovë

0
428

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se ditën e sotme janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid-19 dhe se 11 raste janë në pritje të rezultateve.

Njoftimi i Ministrisë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 3 prill 2020 janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid-19.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Gjendja e 43 pacientëve me Covid 19 është si vijon:

• 36 raste janë në gjendje stabile,

• 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Pacientja në kujdesin intensive, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

(Burimi: Klinika Infektive-QKUK)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here